Forumi Gjerman
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Michael Ballack var këpucët në gozhdë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
ADM
ADM



Postimet : 328
Regjistruar : 12/07/2010

Michael Ballack var këpucët në gozhdë Empty
MesazhTitulli: Michael Ballack var këpucët në gozhdë   Michael Ballack var këpucët në gozhdë Icon_minitimeWed Oct 03, 2012 4:49 pm

Michael Ballack var këpucët në gozhdë Balak-300x186
Pas 570 ndeshjesh dhe 141 golash të shënuar në karrierë, Mikael Balak ka vendosur t’i thotë mjaft futbollit. Ish-kapiteni i Kombëtares së Gjermanisë ka zyrtarizuar dje tërheqjen e tij në moshën 36- vjeçare, pasi ka luajtur dy sezonet e tij të fundit me fanellën e Bajer Leverkusen. Në orët e fundit ishte përfolur për një mundësi transferimi në Australi, në radhët e Sidnej Uonderers, por pasi kjo marrëveshje nuk është konkretizuar për arsye ekonomike, atëherë mesfushori ka vendosur të varë këpucët në gozhdë. Në 16 vite karrierë, Mikael Balak ka grumbulluar tituj të shumtë. Palmaresi i tij ekspozon 4 tituj kampionë Gjermanie (1 me Kaizerslautern, 3 me Bajernin), 3 Kupa Gjermanie dhe 1 Kupë Lige (të gjitha me Bajernin), 3 Kupa Anglie, 1 Kupë Lige angleze, 1 Superkupë Anglie (Community Shield) dhe 1 Premier Ligë, trofe këta të gjithë me Çelsin. Balak ndërkohë është shpallur edhe tri herë futbollisti gjerman i vitit, 2002, 2003 e 2005. I vetmi peng i karrierës së Balakut është fitorja e Ligës së Kampioneve dhe asnjë trofe me përfaqësuesen gjermane, finalist në Botërorin 2006 me Italinë dhe në Evropianin 2008 me Spanjën, por në të dyja rastet doli me kokën ulur nga fusha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ultragjerman.albanianforum.net
 
Michael Ballack var këpucët në gozhdë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Michael Ballack (Foto)
» Gjermania, Ballack Lahm-it: Jam unë kapiteni!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Gjerman :: Ultras Gjerman :: Lajme-
Kërce tek: