Kujdes klube të mëdha. Werder Bremen është gati për të lëshuar Mesut Özil.
- Ne do të dëgjojmë ofertat, nëse kjo është qka don Mesuti thotë drejtori sportiv i klubit.
Ai bëri një sukses të madh në Kupën e Botës. Mesut Özil në Afrikën e Jugut bëri një hap nga të qenit një lojtarë emocionues dhe premtues për të qenë një yll i plotë ndërkombëtare. Suksesi i madh ndërkombëtar ka patur padyshim efekt pozitiv – shumë klube të mëdha janë të interesuar për Özil. Tani Werder Bremen thotë se ata janë të gatshëm për të shitur Özil këtë verë.
- Unë mund të imagjinoj se në javët e ardhshme, ose vetëm para se të mbyllet dritarja e transferimeve, do të ketë disa klube që na shtyjnë pak më shumë, “tha drejtori sportiv Klaus Allofs.
- Ne do të dëgjojmë ofertat, nëse kjo është ajo qka don Mesuti.
Özil ka luajtur dy sezone me ekipin e parë të Werder Bremen dhe ka bërë 13 gola. Sezonin e parë, istë më shumë rezervë, por me kalimin e kohës luajti më shumë, sidomos kur Diego u shpërngul në Juventus.